Prej kohësh ka qarkulluar lajmi se Dua Lipa është rikthyer me ish të dashurin e saj, modelin britanik Isaac Carew. Por tashmë çdo gjë është konfirmuar nga dy të rinjtë me anë të një fotoje që Dua ka publikuar dhe Isaac ka reaguar. Fansat kanë filluar t’i kërkojnë ‘llogari’ këngëtares për ‘rregullat që ka thyer’.
Besojmë të gjithë e mbani mend këngën e realizuar nga Dua, e cila fliste për disa rregulla që çdo vajzë duhet të zbatonte për të mos u rikthyer tek ish-i. Por ja që asgjë nuk është zbatuar nga bukuroshja. Rëndësi në fund të fundit ka që dy të rinjtë të jenë të lumtur./revistawho.com