Moderatorja italiane Michelle Hunziker është rrëfyer “live” në Rai, për jetën e saj private e si rrallëherë herë edhe për martesën e saj të mëparshme me këngëtarin Eros Ramazzotti. “Duhet t’i duash shumë fëmijët e t’i ndihmosh të kalojne dramën e një divorci. T’i përdorësh ata si karrem për t’i nxirë jetën gruas apo burrë është dhunë. Nëse martesa përfundon është e nevojshme që ata të ndjejne se i duam. Nuk është e lehtë, por duhet gjithnjë që në sytë e fëmijëve të bëjmë sikur prindi tjetër vazhdon të jetë një njeri i madh”, ka thënë Michelle referuar të bijës Aurora.