lefuture

Rrëfimi i ministres Kodheli: Ëndrra e fëmijërisë, të bëhesha faturino

kodheli

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka qenë e ftuar në emisionin ‘Vila 24’ në ‘News24’ përballë studentëve më të mirë, të cilët kërkonin të dinin gjithçka për të. Teksa foli për fëmijërinë e saj, ëndrrat, pasionet dhe familjen, Kodheli tregoi disa detaje të parrëfyera më parë, duke nisur nga dëshira për tu bërë faturino autobusi apo dhe pasioni për gazetarinë. “Ëndrra ime? Të bëhesha gazetare. Kur isha e vogël fare, doja të bëhesha faturino autobusi pasi doja të shkoja pa para tek gjyshja ime. Pastaj e ndryshova dhe doja të bëhesha gazetare, por ishte i mbyllur”, tha ministrja. Ajo u pyet dhe për etiketimin që i bëhet shpesh si ‘Zonja e Hekurt’. “Duhet ti vë një përcaktim se çfarë thonë me e fortë’. Jam një person me karakter të fortë. Nuk jam me thënien ‘Let it be’ siç thonë studentët.”-u shpreh ajo.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password