Eneda Tarifa dhe Erion Zaloshnja kanë një nga historitë më të gjata të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja dhe muzikanti, pas një romance disavjeçare sollën në jetë vajzën e tyre Aria rreth katër vjet më parë. Megjithëkëtë historia e tyre ka nisur shumë e shumë vite më herët. Këngëtarja Eneda Tarifa teksa ishte e ftuar në studion e “Top Channel” me të ëmën, Vera Tarifën, kanë folur për mbështetjen që jepnin gjyshërit në rritjen e vajzës së saj Arias, duke thënë që prindërit e Erionit e kishin mbështetur shumë. Këngëtarja ka zbuluar edhe një detaj shumë interesant. Ajo ka thënë se është njohur me prindërit e partnerit të saj që kur ishte 12 vjeçe, shkruan sot “Bluetooth”. Erion Zaloshnja është një nga muzikantët më të talentuar shqiptarë dhe një nga zërat më të spikatur rrok. Kjo është ndoshta hera e parë që Eneda tregon se në fakt, lidhja e tyre është 20-vjeçare.