Rrëfimi i Arbana Osmanit: Që 24 vjeçe doja drejtimin e “Big Brother” dhe ja kam kërkuar Tanit, Ledioni e prezantoi vetëm se unë isha shtatzënë

arbana_150337_770915

“Kur nisi transmetimi i “Big Brother” nëpër botë e asokohe po mendohej nga Tani që të sillej dhe në Shqipëri, aty po, unë e dija se çfarë doja të prezantoja. Dhe unë e kam kërkuar që ta prezantoj “Big Brother” e nuk e prisja që do të ma besonin mua këtë spektakël. Ka qenë më i rëndësishmi në jetën time, isha 24 vjeçe dhe ishte përgjegjësi e madhe. “Big Brother” ka qenë programi që mbyllte shqiptarët brenda, zbraste rrugët e qytetit dhe çdo fjalë e imja duhet të kishte një peshë të jashtëzakonshme. Unë nuk mund të dilja nga skenari”. Kështu i kujton Arbana Osmani kohët kur iu besua për herë të parë ky format. Në përfundim të formatit “Dua të të bëj të lumtur” e në nisje të edicionit të ri të “Big Brother”, prezantuesja e Top Channel ka treguar ndër të tjera për këto dy eksperienca televizive, e ftuar në studion e “Pasdites” së Jonida Shehut. Moderatorja tregoi se spektakli që lumturoi njerëzit është pritur mirë e se që tani po mendohet për një edicion të dytë: “Për herë të parë më ka ndodhur që nuk kam lexuar apo dëgjuar asnjë koment negativ për “Dua të të bëj të lumtur”, Ky program ka lënë një shije të mirë tek njerëzit. Kështu që ne do të kemi një edicion të dytë sepse kanë ardhur shumë kërkesa, shumë histori. Ne jemi në fazën e përzgjedhjes së historive për edicionin e dytë i cili do të rifillojë në shtator”. Më tej ajo zbuloi edhe disa detaje, se si do të jetë edicioni i radhës së “BB”. “Kanë ardhur 5 mijë aplikime por priten të vijnë edhe më shumë. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit është menduar që të jetë një “Big Brother” që të përcjellë vlera. Po kërkojmë njerëz me dinjitet që transmetojnë vlera të mëdha njerëzore. Këtë vit më shumë se vitet e tjera do të fokusohet tek dashuria. Kush është në çift është i ftuar që të vijë të marrë pjesë. I gjithë mekanizmi i këtij edicioni do të jetë ndryshe, pra si një çorape e kthyer mbrapsht. E pres me kënaqësi. Drejtuesit e televizionit më kanë kërkuar që ta prezantoj që një vit e gjysmë më përpara. Nuk kam qenë asnjëherë e shkëputur megjithëse e kam menduar të shkëputem prej “Big Brother”. U shkëputa atë edicion që e prezantoi Ledioni për shkak se unë isha shtatzënë. Por kur të besojnë një format kaq të rëndësishëm, nuk mund ta pres përveçse me kënaqësi”, ka thënë ajo./ revistawho.com

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password