lefuture

Rrëfehet Stresi: Jam djalë i mirë e i kënaqur me ligjin, kam refuzuar oferta për filma nga regjisorë të mëdhenj

14516337_1127300120690747_7430363541174347796_n

I ftuar në studion e “Zonë e Lirë” Arkimed Lushaj paralelisht më promovimin e klipit të ri, ka sqaruar edhe lajmet e shumta që kanë qarkulluar këto kohë rreth tij. Stresi ka thënë për Çanin se tanimë është i kënaqur me ligjin, ndonëse është dënuar me kusht 15 muaj. Më tej reperi ka zbuluar anën e “butë” të tij, si dhe një talent të ri, atë të aktrimit. “Nuk frekuentoj asnjë lokal të Tiranes. Jam dënuar 15 muaj, dënim me kusht. Jam shumë i kënaqur me ligjin e jam djalë shumë i mirë.  Me kanë ofruar të marr pjesë në dy filma por nuk mundem, nuk kam pranuar. Kam refuzuar regjisorë të mëdhenj. Nëse marr pjesë në një film, duhet të jetë filmi i jetës sime”, ka rrëfyer Stresi.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password