close
Breaking NewsLajme

RREFEHET STILISTI/ Valdrin Sahiti: Unë vesh Beyonce-n e Rihanna-n shqiptare, pra Elvanën dhe Leonorën

leonora-elvana

Fashion designer-i i personazheve më të famshëm shqiptarë Valdrin Sahiti ka rrëfyer në “Pasdite në Top Channel” gjithçka rreth jetës së tij. Duke kujtuar fillimet e karrierës së tij 16 vite më parë, Valdrini tregoi për atë që është muza e tij. “Unë kam vetëm një muzë, divën Leonora Jakupi. Ajo më ka zbuluar mua. Kur më ka telefonuar për herë të parë jam surprizuar sepse nuk e dija si do ta vishja një artiste aq të madhe si ajo, që kishte veshur më përpara fustane të markave më të njohura. Ajo po besonte tek një stilist i ri dhe kjo për mua ishte tepër e rëndësishme” tha Valdrini. Duke folur për personazhet e famshëm që janë mikeshat e tij më të ngushta, përveç Leonorës thotë se janë Liberta Spahiu dhe Elvana Gjata, shkruan “Top Channel”. “Kur kam njohur Elvana Gjatën kam ndryshuar botëkuptimin për Shqipërinë. Ka një farë paragjykimi mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Njohja me Elvanën më ka bërë ta shoh ndryshe Shqipërinë”, tha Valdrini duke shtuar se ndihet krenar që vesh Beyoncen dhe Rihanën shqiptare, ç’ka nënkupton Elvanën dhe Leonorën. Në intervistë me Jonida Shehun, Valdrini ka treguar edhe për darkën e ditës së diele, ku në një darkë shumë mistike do të prezantojë koleksionin e tij privat “La belle époque” para 10 prej femrave më të famshme dhe më të pushtetshme shqiptare. “Do jetë një darkë shumë speciale. Personat që kam ftuar janë shumë të zgjedhur. Kam stiluar më përpara veshje për secilën prej tyre dhe jam shumë i lumtur të prezantoj para tyre këtë koleksion”, tha fashion designer më i famshëm shqiptar.

1478891397sa2
Tags : elvana gjata. leonora jakupivaldrin sahiti
loading...