lefuture

Rrëfehet Selena Gomez: “Kisha gjithçka, por isha e mërzitur…”, Fjalimi i saj në AMA 2016

landscape-1479716306-selena-gomez

Mbrëmjen e djeshme, Selena Gomez u shfaq për herë të parë që nga gushti. Ajo fitoi çmimin si Artistja më e preferuar. Selena u ngjit në skenë dhe mbajti një fjalim shumë emocionues dhe të fuqishëm: “Duhet të thoja Stop” tha këngëtarja. “Sepse kisha gjithçka, por isha e mërzitur. E mbajta veten për të mos ju zhgënjyer ju por mbajta aq shumë sa zhgënjeva veten. Nuk dua të shikoj trupat tuaj në Instagranm, dua të shikoj çfarë keni në zemër. Nuk po përpiqem të fitoj miratim, as nuk e dua më. Ajo që mund të them nga thellësia e zemrës është që jam mirënjohëse që kam mundësinë të shpreh çdo ditë çfarë dua me njerëzit që dua. Dua t’ju them faleminderit shumë fansave të mi sepse ju jeni kaq besnikë dhe nuk e di çfarë kam bërë për t’ju merituar. Por nëse jeni të mërzitur, mos qëndroni në atë gjendje. Dua të dini edhe diçka për mua, më respektoni apo jo, unë kujdesem për njerëzit.” -mbylli fjalimin 24 vjeçarja. Selena ka qëndruar për disa kohë jashtë syrit të mediave sepse ajo u diagnostifikua me lupus. Madje ajo anulloi edhe turin botëror për shkak të sëmundjes së saj. 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password