Vajza energjike, shpesh herë e cilësuar si një vajzë e llastuar, ka folur pa doreza teksa ka qenë e ftuar në emisionin ‘InStyle’. Roza Lati ka treguar hapur se ka patur një fëmijëri tejet të vështirë. “Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë. Kam kaluar një fëmijëri të cilën nuk do doja që ta kalonte asnjë fëmijë tjetër, me dhunë familjare. Po i them këto gjëra troç këtu për t’i lënë njerëzve të kuptojnë se nëse më cilësojnë si llasticë tani, dua ta dinë që është thjesht flluska që unë i kam vënë vetes”, tregoi vajza e aktores së njohur Rita Lati. Vajza e njohur e ekranit, ka folur edhe për marrëdhënien me të dashurin e saj. Ajo është shprehur se nuk ka dëshirë të postojë foto në rrjtet sociale me të pasi sipas saj‘ ka ulkonja që hanë plehrat që ajo lë mbrapa.
https://www.facebook.com/intvalbania/videos/1241318799260159/