close
Breaking NewsLajme

RREFEHET DEPUTETI/ Eduard Halimi shtang sallën e Kuvendit duke rrëfyer sëmundjen e të afërmit të tij

halimi1

Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi ka bërë një rrëfim të pazakontë paraditen e sotme në sallën e kuvendit. Që në nisje ai mori fjalën duke kërkuar që të futej sa më shpejt në rendin e ditës kërkesa e opozitës për mbajtjen e një referendumi për ligjin që lejoi importin e mbetjeve në vend. Ai solli si shembull sëmundjen e një të afërmi të tij duke folur për herë të parë në publik për këtë çështje. “Mos mendoni se helmi nuk troket. Unë jam shembulli konkret, nëse doni të thoni “provojë në trupin tënd”. Është e njohur që ndotja e ajrit është një nga faktorët kryesorë të sëmundjeve të gjakut.  T’i ndalojmë sot që nesër të mos jetë vonë. Mendoni për fëmijët tuaj sot në mënyrë që të mos u mohoni të drejtën e jetës.” – tha Halimi duke marrë duartrokitje në fund të fjalës së tij /Lapsi.al

Tags : eduart halimikuvendRrefimsemundja
loading...