lefuture

Rrëfehen Silva dhe Dafi: Si lindi dashuria jonë, puthja e parë dhe vështirësitë gjatë lindjes së djalit

1455991_927822713933542_1028264131787815440_n

Të dy simpatikë, të dy këngëtarë të njohur, por të dy nuk preferojnë të dalin shpesh para kamerave dhe të flasin për jetën e tyre private. Bëhet fjalë për Silva Gunbardhin dhe bashkëshortin e saj, Dafi Dertin, të cilët pasditen e sotme bënë një rrëfim të sinqertë për dashurinë, tek ‘Rudina’. Intervista nisi me ngacmimet e moderatores, për fillimet e marrdhënies së tyre, të cilës dy këngëtarët e njohur iu përgjigjën pak me drojë. ‘Ishim shumë shokë në fillim, unë flija dhe zgjohesha duke u takuar me Dafin. Ishte mbështetja ime dhe nuk na shkonte mendja të kishim diçka më shumë. Ishin mediat ato që flisnin për një marrëdhënie intime mes nesh dhe ne kur i dëgjonim qeshnim e talleshim”, –  është shprehur Silva. Shkëndija e parë mes tyre ka qenë në Maqedoni dhe më pas ka ardhur puthja e parë, e cila ka ndodhur në shtëpinë e Silvës. “Që nga ai moment nuk jemi ndarë më kurrë”, – u shprehën të dy njëzëri. Gjithmonë të dashuruar, ata i kanë treguar hapur ndjenjat e tyre që në fillim, duke i bërë shpesh njëri-tjetrit dedikime speciale. “Për këto gjëra në fakt më shumë shquhet Dafi”, -thotë Silva, e cila shton më tej se dedikimi më i bukur që ai i ka bërë ka qenë ai përmes një fotoje në rrjetin social, në të cilën shkruhej: “Arsyeja që jetoj çdo ditë dhe marr frymë. Faleminderit Zot”. Kohë më vonë ata janë bekuar edhe nga ardhja në jetë e djalit të tyre, Dalvit, të cilën e kanë festuar me një darkë familjare. Siç dhe Silva tregon, ajo ka patur një lindje të vështirë, që është pasuar nga stresi sepse ka qenë e papërgatitur, duke qenë se djali lindi në muajin e 8 dhe u shtrua në reanimacion për shkak se i kishte mushkëritë të pazhvilluara. Silva ndau me shikuesit momentet e vështira, kur që disa orë pas lindjes, donte të ngjitej dhe të shihte djalin… “Ndihesha keq kur i shihja nënat e tjera t’i mbanin fëmijët në duar dhe doja edhe unë të shihja e përkëdhelja tim bir”, – ka rrëfyer këngëtarja e dashur, e cila e ka përjetuar jo pak këtë moment. Gjithsesi sot falë Zotit i biri i çiftit të këngëtarëve gëzon shëndet të plotë dhe është një vogëlush shumë i bukur. “Djali i ngjan të dyve. Ne duam të ndjekë ëndrrën që do, qoftë dhe në art”, – u shprehën ata. Gjithashtu ata kanë treguar dhe kuptimin e emrit të djalit që është një bashkim i shkronjave të të dyve, por edhe fjalëve ‘dal dhe vij’, pra Dalvi.  Jeta e tyre siç rrëfejnë edhe vetë, deri tani i ka ngjasuar një përralle, ata jetojnë të lumtur në kryeqytet dhe ku i dihet, në të ardhmen mund të ketë dhe një dasmë, pasi çifti simpatik ka bërë vetëm celebrim. Në bisedën me Rudina Magjistarin, Silva dhe Dafi prezantuan edhe projektet e reja muzikore, madje Silva promovoi ekskluzivisht këngën e saj të re “Ding Dong”.

13508837_1017613884954424_6334100389763474076_n

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password