Prej kohësh ajo jeton e lumtur në një marrëdhënie. E ftuar tek ‘Rudina’, Rozana Radi, ka folur për herë të parë për partnerin e saj. Rozana rrëfeu se i dashuri i saj punon në prokurori, por nuk është prokuror. “Po jam në një lidhje dhe nuk e mohoj. Në kemi disa vite që e njihemi. Jam njeri me këmbë në tokë dhe po jetoj jetën. Ai është njeri me sens humori. Tek 70% ai ka karakterin e tim eti. Nuk jam njeri që bej plane, por nuk kam marrë një propozim e pres dhe besoj se eshte normale. Ne nuk i ndërhyjme njëri¬ tjetrit tek gjerat shumë personale’ tha Rozana.