Rozana Radi fitoi mbrëmjen e sotme çmimin “Best Artist në Web” në “Kënga Magjike” pasi kënga saj ka qënë më e klikuara dhe është shpërndarë më shumë se 20 mijë herë në rrjete sociale. Kur Rozana u ngjit në skenë i kërkoi të pranishmëve burra të ngriheshin në këmbë në shenjë solidariteti ndaj grave të dhunuara sepse vetë kënga e saj “Ma thuaj ti” trajton problematikën e dhunës ndaj gruas. “Për gojën që ua kanë mbyllur gjithë grave, për krahët që ua kanë prerë, do tu kërkoja të gjithë burrave që janë këtu në sallë të ngrihen në këmbë.” -janë fjalët e artistes.