close
Breaking NewsLajme

Rozana Radi i shkruan fjalë prekëse Barbana Dinit: Shiko qiellin dhe vëre dorën në zemër

bwzjgxbceaaz0ys

Në mesin e qindra mesazheve ngushëllimi që janë shkruar për këngëtarin e ndarë nga jeta Ergi Dini, spikati ai i Rozana Radit. Përmes disa fjalive shumë të ndjera, këngëtarja e tekstshkruesja i drejtoi një mesazh motrës së artistit të ndjerë, gjithashtu këngëtare, Barbana Dinit.
“Barbana shtrenjtë! E di mirë që sot po mban në lëkurë peshën e vetmisë të Ergit tënd të dashur!Shiko qiellin dhe vëre dorën në zemër. Vëre dorën në zemër sepse aty askush nuk mund ta largojë Ergin nga ty, portretin e tij vështrimin e tij! Në zemër është vendi më i sigurtë. Është vendi ku ai ka lindur! Sepse një vëlla përpara se të vije në jetë ka qënë në zemrën tënde të motrës, babait, nënës. Dhe do të qëndroje aty dhe pse flututoi shumë shpejt lart. E di që do ta shohësh atë qiell me zili sepse të ka marrë vëllain tënd të vetëm. Por ti mos e largo dorën nga zemra sepse Ergi është aty e do të jetë gjithmonë.” -shkruan Rozana. Ergi Dini humbi jetën si pasojë e një aksidenti me motor mbrëmjen e së martës. Vdekja e 22-vjeçarit ishte një ngjarje që tronditi thellë opinionin publik shqiptar.

Tags : ergi dinirozana radi
loading...