lefuture

Rozana Radi: I kam bërë të gjitha, tani dua të bëhem nënë

14591869_10210648347388594_2666002616281094546_n

Njihet si një ndër tekstshkrueset më të mira në vend, e jo rastësisht në këngët pjesëmarrëse në festivale Rozana Radi ka pasur fabula tejet të veçanta e domethënëse.

Edhe këtë vit, këngëtarja ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e publikut me këngën e titulluar “Ma thuaj ti”, e cila është monologu i një femre dhe nëne të dhunuar. “Në ‘Kënga Magjike’ vij për të dhënë mesazh dhe për të lënë gjurmë”, – tregon këngëtarja për “Bluetooth”. Megjithatë, çmimet janë të rëndësishme për karrierën e çdo artisti, dhe Rozana nuk bën përjashtim.

“Në ‘Kënga Magjike’ janë nderuar të gjithë me çmime dhe kush shkon në finale e merr një çmim. Asnjë këngë e mirë nuk del pa çmim në këtë festival, dhe kjo është pozitive”, – pohon këngëtarja, e cila pranon se është ende herët për të menduar për çmimin e parë.

“Nuk i kam dëgjuar ende të gjitha këngët”, – thotë ajo. Ndonëse është vlerësuar shpesh me çmime në festivalet ku ka marrë pjesë, Rozana nuk ka arritur të ngrejë trofeun e çmimit të parë. Sidoqoftë, kjo nuk e ka bërë që t’i “braktisë” ata. “Jam shumë e re për të hequr dorë nga festivalet”, – thotë këngëtarja.

E teksa kënga e saj “Ma thuaj ti” numëron më shumë se 800 mijë klikime në “Youtube”, Rozana Radi vjen në rolin e prezantueses në një emision investigativ. “Boom” titullohet emisioni që këngëtarja drejton së bashku me Fiori Dardhën në “Ora News”. “‘Boom’ është një emision që do të sjellë një frymë të re. Ai është konceptuar ndryshe”, – tregon Rozana, sipas së cilës, ky emision është më i veçantë nga të gjithë edhe për një arsye tjetër. “Stafi është i përbërë vetëm nga femra dhe ne themi ‘Who run thw word? Girls(Kush e drejton botën? Vajzat)’. Kur një staf ka vetëm femra, mendohet se edhe fryma do të jetë shumë e mirë. Them ‘frymë e mirë’ jo se do t’i shohim gjërat me pozitivitet, por frymë e mirë në aspektin e show-t.

Nisur që nga skenografia, kostumografia, ndriçimi, janë të gjithë këta elementë që do të sjellin diçka ndryshe”. Rozana Radin deri tani e kemi parë si aktore, këngëtare, tekstshkruese e kërcimtare. Por, çfarë ka mbetur pa bërë dhe në cilin rol do ta shohim në të ardhmen? Këngëtarja përgjigjet: “Nuk jam bërë akoma mama, kjo ka mbetur pa bërë. Unë nuk planifikoj asgjë, nuk bëj plane në jetën time, të gjitha gjërat m’i ka sjellë Zoti”. E pyetur nëse do të bëhet nënë së shpejti, Rozana thotë: “Kush femër nuk do të bëhet nënë?! Unë, që kur kam parë mamanë time, mendoja se do bëhesha një nënë shembullore”.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password