• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Roza Lati dhe Rudina Dembacaj ju tregojnë aksesorin që duhet të merrni patjetër këtë vit në plazh, nuk është kremi i diellit

Për këtë vit stilistët kanë sugjeruar mospërdorimin e aksesorëve në plazh, por duket se një trend i ri ka filluar të përqafohet nga shumë vajza, madje edhe nga personazhet e njohur.

Me rrobabanjo dhe një shall në kokë me të cilin mbledh të gjithë flokët. Shalli mund të jetë me ngjyra dhe i bollshëm, ose me përmasa të vogla i lidhur në formë rrethi sa për të mbajtur flokët e kapura.

Jo vetëm dukeni shumë stil dhe të veçanta por lidhja e shallit në këtë mënyrë ndërkohë që jeni në plazh është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur flokët nga dielli.

Në qoftë se shihni ‘Instagramin’ e prezantueses Roza Lati dhe aktores Rudina Dembacaj do të vini re se vajzat janë ndër të parat personazhe që kanë vendosur të shfaqen me këtë stil.

Kjo është një hile që ju ndihmon të dukeni bukur dhe të mbroni flokët nga rrezet në të njëjtën kohë./revistawho.com