Ronela Hajati tregon të vërtetën për marrëdhënien me Young Zerkën


“Syni jem”, bashkëpunimi i fundit i Ronela Hajatit dhe Young Zerkës ka qenë një nga këngët më të dëgjuara të verës që kaloi, por në të njëjtën kohë ktheu nën vëmendje pikëpyetjet për miqësinë e dy këngëtarëve. E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan, Ronela, e papërgatitur, me sa duket, për pyetjet personale të moderatores, tha se ajo dhe reperi i njohur nga Korҫa kanë një marrëdhënie të veҫantë, shkruan “Class”. Zerka u përfol se u nda nga e dashura që kishte prej disa vitesh dhe pas saj u lidh me Ronelën. Por për këtë, këngëtarja tha se nuk është në dijeni se ҫfarë ka bërë Zerka më parë: “Nuk e di, sepse nuk i kam mbajtur pishtarin…”  – thotë ajo pasi Rudina e pyeti se si ishte e vërteta. Ndërsa pyetjes së drejtpërdrejtë nëse ata të dy janë apo jo të lidhur, ajo përgjigjet: “Zerka është një mik shumë i afërt me mua. Ai ka një lloj stili që e kanë pak veta…. “ – duke iu shmangur pak e sikletosur pyetjes së drejtpërdrejtë, derisa Rudina vijon të këmbëngulë: “Domethënë mes jush nuk ka më shumë se sa miqësi, nuk keni një lidhje dashurie?” “Jo…”, – mohoi Ronela duke vijuar se nuk do të flasë më shumë për jetën e saj private.

Gjithmonë, ajo do që më shumë të përflitet për punën e saj se sa për marrëdhëniet personale: “Është hera e parë që flas në studion tënde për jetën private, sepse nuk dua të flas. Do të flas kur të vijë momenti, por jo tani” – tha Ronela, duke iu përgjigjur me siklet edhe pyetjes së fundit personale që i bëri Rudina, nëse është apo jo në një lidhje dashurie për momentin: “Ncuq…” – tha ajo, por Rudinës, me sa duket, nuk i erdhi e sinqertë: “Mezi të doli ajo ncuq ama…. “ – e mbylli ajo kapitullin e pyetjeve personale.

Përtej pyetjeve pikante, Ronela ka treguar edhe për projektet e fundit muzikore, klipet e realizuara, marrëdhënien e veҫantë me të ëmën, si dhe planet për të qenë sërish pjesë e garave muzikore.

1c27aa04d79661525ffdbafddd2b437e

a4409512d228edabca6f9a00492d1453

7595a0033d7d15f7b4f35b04d542b2c8

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password