Rolling Stones rikthehen me një album të ri pas një dekade mungese


Pas thuajse një dekade, grupi legjendar i “rock”-ut Rolling Stones ka publikuar albumin më të ri. Veteranët britanikë prej javësh lajmëronin fansat e tyre në Twitter me mesazhin “6 tetori po vjen”. Në vitin 2005 ata publikuan albumin “A bigger bang” dhe në turnetë muzikore të gjithë këtyre viteve ata kanë performuar hitet legjendare “Satisfaction” apo “Anybody seen my baby”. Kitaristi kryesor Keith Richards tha se një vit më parë, ai dhe shokët e tij të grupit, Mick Jagger, Charlie Watts dhe Ron Wood, planifikuan të ktheheshin në studio në vitin 2016. Pas publikimit të albumit më të ri, Rolling Stones do të performojnë në festivalin 3-ditor në Kaliforninë e Jugut, “Old Chella”, ku do të marrin pjesë edhe yje të tjerë të muzikës pop si Paul McCartney, The Who dhe Bob Dylan.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password