Pas bashkëpunimit te filmi “Parrullat”, Robert Ndrenika dhe Ylljet Aliçka rishfaqen së bashku në filmin “Lulet plastike”, ku Aliçka është skenaristi dhe regjisori, ndërsa Ndrenika, luan rolin e një burri në moshë nga fshati, që zbulon gjatë një dasme jetën mondane e snobe të qytetit.
Xhirimet janë realizuar në Tiranë e në Shëngjergj, ndërsa në film interpretojnë edhe princesha Elia Zaharia Zogu (si një vajzë moderne e snobe e qytetit), aktori Gent Hazizaj, aktorja Zana Prifti krah Ndrenikës të gjithë sjellin së bashku një histori dashurie, mbështetur në tregimin “Çifti” të Aliçkajt. Pas premierës së shfaqur mbrëmë në kinema “Imperial”, skenaristi dhe regjisori Ylljet Aliçka filmin “Lulet Plastike” do ta çojë edhe në festivalet ndërkombëtare të filmave.