lefuture

Robert De Niro: Fitoi Trump! S’e kap dot me grushta se është President, do shkoj të jetoj në Itali

maxresdefault

Fitorja e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë nga Donald Trump nuk është mirëpritur nga të gjithë. Përpos protestave në rrugë , ka pasur dhe një shpërthim pakënaqësie në rrjetet sociale. Dhe shumë prej tyre janë yje të kinemasë e këngës. Ndër ta edhe aktori i famshëm i botës Robert De Niro, i cili pak javë përpara zgjedhjeve deklaroi se i pëlqen ta kapë në grushta Donald Trump. Tani që ky i fundit fitoi, De Niro nuk e përsëriti deklaratën e grushtave por shkoi më tej duke thënë se do të largohet përgjithmonë nga Shtetet e Bashkuara.  I ftuar në programin e Jimmy Kimmel. De Niro tha: Nuk e kap dot me grushta. Është presidenti. Duhet të respektoj detyrën e tij. Ndoshta Obama mund ta bëjë. Unë kam nënshtetësinë italiane. Ndoshta duhet të transferohem atje…”.

BURIMI: Paramountchannel

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password