Robert Berisha ka konfirmuar se Tuna është shtatëzënë. I ftuar në emisionin 1 kafe me Labin, Robert i ka dhënë fund thashethemeve mbi shtatëzaninë e Tunës. Ai u shpreh se Tuna është shtatëzënë me vëllain e tij Patris Berisha. Robert gjithashtu u shpreh se së shpejti do të bëhet xhaxha. Tuna një ditë më parë postoi një foto në profilin e saj në Instagram ku në foto shfaqej kantautori Flori Mumajesi dhe ajo kishte shkruar “Marteniteti muzikor” duke ironizuar të githa thashethemet mbi shtatëzaninë e saj.