Robbie Williams nuk do mund të kërcejë më në performancat e tij “live”


Përformancat e tij “live” janë një përzierje e këngëve të mrekullueshme dhe kërcimeve energjike por Robbie Williams ka hequr dore nga koreografia pasi është diagnostifikuar me artrit.

Ish-ylli i “Take That” është shprehur se për shkak të dhimbjeve të mëdha, ai ka hequr dorë nga dy pasionet e tij më të dashura, kërcimi dhe futbolli.

“Jam diagnostifikuar me artrit në kurriz kështu që nuk mund ta prek më topin me këmbë”, ka thënë ai në një intervistë për “Evening Standard”. “Ndjej dhimbje në kurriz si edhe tek pjesa e pulpës së këmbës. Kërcej si një baba i dehur në një dasëm, por duhet të bëj diçka për të mbushur përformancën time në skenë”.

Robbie ka folur për gjendjen e tij shëndetësore në Ditën Ndërkombëtare të Artritit, i cili iu jep mundësinë njerëzve të flasin për eksperiencat e tyre se si është të jetosh me këtë sëmundje, e cila ka të bëjë me inflamacionin dhee enjtjen e muskujve./Top Albania Radio

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password