Rita Ora ka ndërtuar një dhomë me sistem të lartë sigurie në shtëpinë e saj në Londër. Kjo sepse dy vite më parë ajo ra pre e një grabitjeje kur dikush hyri në shtëpinë e saj teksa ajo po flinte. Sipas “Daily Mail”, ish-trajnerja e “X Factor” ka punësuar një grup specialistësh për të instaluar sistemin e sigurisë në shtëpi. Rita i ka thënë miqve të saj se ajo është mendërisht e frikësuar si pasojë e atij incidenti. “Rita është akoma e tronditur dhe vazhdon të përjetojë makthe të tmerrshme rreth grabitjes. Edhe pse grabitësi është në burg, ajo nuk është e qetë dhe përjeton një frikë të vazhdueshme duke menduar se kjo gjë mund të ndodhë sërish”, -ka deklaruar një mikeshë e këngëtares me origjinë shqiptare./revistawho.com