Dihet tashmë që Lewis Hamilton dhe Rita Ora janë në një lidhje. Këngëtarja me origjinë shqiptare është parë ditën e djeshme në Abu Dhabi-it teksa ndiqte nga afër garën finale të Formula 1-së. Rita ka qëndruar në ankth deri në xhiron e fundit të garës, përkrah familjes Hamilton, me shpresën se fati do t’i buzëqeshte pilotit britanik, por diçka e tillë nuk ndodhi. Ajo është shfaqur shumë e mërzitur në përfundim të garës.