• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rita Ora në Tiranë midis vlerësimesh dhe kritikash, prindërit e saj kanë dy fjalë për të bijën

Data tre qershor ishte një ditë feste në kryeqytet, pasi me qindra qytetarë u mblodhën dhe shijuan performancën e jashtëzakonshme të Rita Orës.

I gjithë interpretimi i këngëtares u vlerësua pozitivisht nga shqiptarët, reflektuar me statuse dhe postime në rrjetet sociale. Por pati edhe nga ata që shpërthyen në akuza ndaj Ritës. Njëra prej tyre ishte këngëtarja Gjyste Vulaj e cila e akuzoi për vjedhje.

Të parët që kanë reaguar pas këtyre akuzave janë prindërit e këngëtares të cilët në mënyrë indirekte kanë dashur t’u japin përgjigje të gjitha akuzave duke përmendur suksesin e të bijës.

“Kjo është foto e botës (qyteti i Tiranës gjatë koncertit të Rita Orës) dhe si duhet të jetë gjithmonë, e mbështjellë në zemër. Bravo Rita Ora për një natë të mrekullueshme. Jam mama krenare”-ka shkruar Vera Ora në “Instagram”.

Ndërkohë babai i këngëtares ka thënë për “Shqiptarja.com” se ndihet falenderues ndaj kryebashkiakut Veliaj për mundësinë që i dha Ritës të vinte në Tiranë./revistawho.com