Prej disa ditësh po qarkullon në rrjete sociale lajmi se katër këngëtaret me origjinë shqiptare, Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi dhe Bebe Rexha mund të bashkëpunojnë. Kjo nisi nga përgjigja që Bebe i dha në Twitter një fansi i cili i shkruante të bashkëpunonte me Ritën, Duan dhe Erën. “I dua të tre ato vajza”, -u përgjigj Bebe dhe kjo nxiti që mediat të shkruajnë për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre. Por në fakt sipas disa burimeve të Prive.al, ky bashkëpunim nuk mendohet të ndodhë. Shtëpitë e ndryshme diskografike ku bëjnë pjesë, rivaliteti dhe mënyra sesi funksionon menaxhimi i karrierës për secilën prej tyre janë disa prej arsyeve që pamundësojnë bashkëpunimin mes tyre. Të gjithë do të donin një bashkëpunim të këngëtareve shqiptare, por tani për tani kjo gjë mbetet e pamundur./revistawho.com