Selena Gomez prej javësh tashmë është duke marrë ndihmë profesionale për sëmundjen me të cilën ajo është diagnostikuar.
Sipas raportimeve këngëtarja 24-vjeçare ka kërkuar ndihmën e profesionistëve për të luftuar depresionin. Ajo është vendosur në një klinikë në Nashville që prej muajit gusht. Bashkë me trajtimin Gomez është duke kërkuar ndihmë se si të përballet me çështjet e shëndetit që lidhen me sëmundjen e lupusit.
Një burim është shprehur për US Weekly se Selena është duke e luftuar sëmundjen dhe ky kuptim ka si qëllim që të stabilizojë shëndetin e saj mendor. Selena është rishfaqur në Tenesi pas një mungese të gjatë gjatë kësja fundjave. “Ajo kishte vendosur të shijonte drekën në një tjetër ambjent. Nuk mund të tregohej shpërfillëse dhe ka bërë fotografi me fansat. Ishte e lumtur. “- ka thënë një burim.
Gomez ka falenderuar fansat e saj për mbështetjen e tyre dhe mirëkuptimin për këtë pushim në karrierën e saj. “ Ju e dini sa të veçantë jeni për mua pormë duhet të përballem me këtë. E di që nuk jam e vetmja në një situatë të tillë. Shpresoj që edhe të tjerët të inkurajohen dhe të përballen me sëmundje të tilla..”- është shprehur këngëtarja. Selena është diagnostikuar me lupus në vitin 2014 dhe është përpjekur ta luftojë sëmundjen me anë të kimioterapisë. /Blitz.al/