• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rikthimi i çiftit të ‘Karadayi’ në një film? Aktorja turke sqaron çdo gjë

Prej ditësh në mediat turke ka qarkulluar lajmi se çifti i aktorëve Berguzar Korel dhe Kenan Imirzalioglu do të luajnë sërish së bashku në një film tjetër. Shumë adhurues të dy aktorëve janë gëzuar nga ky lajm, jo më kot interesimi ka qenë i madh. Pas një feste ditëlindjeje në Stamboll, Berguzar Korel është pyetur lidhur me këtë fakt dhe i ka hedhur poshtë të gjitha fjalët duke shpjeguar se dëshiron të marrë pushime pas xhirimeve ku po merr pjesë aktulaisht. “Nuk më ka ardhur një propozim i tillë dhe nuk kam asnjë projekt të tillë”,-ka shpjeguar ajo më tej. Kujtojmë që Berguzar ëshët aktualisht duke xhiruar një serial historik me bashkëshortin e saj./revistawho.com