Edhe pse pati dilema se miqësia e tyre ishte krisur, dyshja Noizy dhe Duda, shokë prej vitesh, i kanë hedhur poshtë zërat duke bashkëpunuar për një videoklip të ri i cili do të vijë së shpejti. Kënga e re do të titullohet “My Victory” dhe xhirimet e klipit kanë përfunduar. Kujtojmë se Noizy dhe Duda bashkëpunojnë pas 3 vitesh, kohë në të cilën këngët e tyre së bashku kishin shumë sukses.