close
Breaking NewsLajme

Rezarta Shkurta: Policia gënjeu, Ermali ishte me mua në Durrës. U penalizua si nipi i Enver Hoxhës

rezarta

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja Rezarta Shkurta pas 3 vitesh foli për bashkëshortin e saj dhe si qëndron e vërteta. Kur Ermali e pyeti nëse ajo beson se Ermali, bashkëshorti i saj është i pafajshëm, Rezarta ju përgjigj: “Organet kompetente deklaruan se nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, kapet në Xibrake me 300 mijë euro në makinë. Që këtu nis gënjeshtra,  pasi Ermali nuk i kishte këto para. Ne ishim bashkë në Durrës. U thanë shumë gjëra qesharake jo vetëm nga organet kompetente por edhe nga media edhe pse kjo e fundit këtë punë ka. Jeta luksoze që mediat paraqitën unë nuk e kisha parë. U bëra pronare e një Ferrari i cili është marrë borxh për të realizuar një videoklip artistik. Ermal Hoxha u penalizua sepse ishte nipi i Enver Hoxhës, u mediatizua aq shumë kjo histori sa duhej futur brenda dhe policia nuk mund të dekonspironin paaftësinë e tyre. Dhe sot kanë kaluar 2 vjet dhe ai vazhdon të qëndrojë brenda. Është padrejtësi. Nuk dua të zgjatem shumë dhe madje sot thashë shumë. Dhe një pjesë e mirë e njerëz do vazhdojnë të flasin dhe janë të lirë ta bëjnë. Por, unë sot zgjodha me dozë të vogël të them se çfarë është e vërteta.” Gjithashtu Rezarta bëri të ditur se së shpejti do publikojë një linjë këpucësh për nëna dhe fëmijë. 

Tags : rezarta shkurta
loading...