Edhe pse Patrick Sweayze dhe Jennifer Grey konsiderohen yjet e filmit të famshëm Kërcim Dashurie, ne ju sigurojmë që filmi nuk do të kishte të njëjtin sukses pa një tjetër aktor të rëndësishëm, “The Kellerman Resort”. Një ndërthurje midis jetesës në fshat dhe sitlit rrok, kabina tërheqëse prej druri dhe liqeni i madh e ktheu destinacionin e familjes Catskulls edhe të ëndërrave tona. Në film resorti është vendosur në veri të Nju Jorkut, por jo të gjithë e dinë se ai është i ndërtuar në Pemproke të Virxhinias dhe quhet “Lake Hotel Mountain”. Vendi u zgjodh për shkak të buxhetit të vogël të filmit dhe askush nuk e priste që ai të kthehej në një hit për shumë të rinj të aso kohe. Pavarësisht se realizimi i filmit u bë në vitin 1987, ngjarjet u bazuan në vitin 1963. Resorti është akoma funksional ndaj edhe sot dhe ka shumë vizitorë që krahas ambjeteve shijojnë edhe momente të një prej filmave të preferuar të asaj kohe.
Klikoni për të parë videon