• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Reperja e njohur bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë vajzën e saj

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe Cardi B solli në jetë vajzën e saj të parë. Nëpërmjet ‘Instagram’-it reperja e njohur ka zbuluar se vogëlushja ka lindur ditën e djeshme. Për më tepër Cardi B ka bërë të ditur për të gjithë fansat edhe emrin e vajzës, Kulture Kiari Cephus.

 

Duket se emri i dytë vjen prej partnerit të Cardi B, reperit Offset, i cili në të vërtetë quhet Kiari Kendrell Cephus. Reperja e mbajti shtatzëninë e saj të fshehtë për një kohë të gjatë, sepse dëshironte që të ruante privatësinë. Megjithatë në muajin prill ajo dha lajmin e bukur për të gjithë fansat e saj, kur ishte e ftuar në emisionin “Saturday Night Live”. /revistawho.com