Reperi i njohur Majk më në fund mendohet që i dha fund mosmarrëvesheve me ish-të dashurën e tij Majlinda Zeka. Dhe pas konflikteve të vazhdueshme që kishte mes tyre, Roani i vogël po bëhet “molla” e pajtimit. Kujtojmë që Majk u akuzua nga Majlinda që e kishte injoruar atë dhe djalin ndërkohë që ishte në shoqërinë e një femre. Por gjërat morën një rrjedhë tjetër, kur dyshja u fotografua nga fansat ku Majlinda po mbante djalin ndërkohë që reperi po parkonte makinën. Lajmi u bë i ditur nga Gazeta Express. Nga fotografitë e shumta të postuara në Instagram, tregojnë që Roani i vogël po kalon disa momente familjare me prindërit e tij.