Reperi akuzon Kim Kardashian: “Ajo ishte tradhëtare”

ray-j-kim-k-both-cheated-lead

Reperi Ray J duket se nuk e ka harruar Kim Kardashian pasi ai ka folur për lidhjen me të ditën e djeshme në “Celebrity Big Brother”. Ai e quajti atë dhe veten “lojtar”, ndërsa Kim-it personalisht ju drejtua si tradhëtare. Nga ana tjetër këngëtarja Stacy Francis, e njohur nga konkurrimi në X Factor i doli në krah Kim-it duke i thënë reperit se Kim ishte e dashuruar me të, shumë e dashuruar. Reperi ja ktheu se Kim ishte tradhëtare dhe të dy ishin lojtarë. Ai gjithashtu shtoi se nuk donte që të njihej më nga video seksi me Kim-in, por më shumë se kaq. Debati degradoi dhe Ray J tha: “Ju doni të shihni videon time me Kim-in? Blejeni atë, më jepni para. Akoma po masturboheni me atë video? Kënaquni!”. Ray J dhe Kim kanë qënë të lidhur në 2005. Ai tani është i martuar me stilisten Princess Love ndërsa Kim me Kanye West me të cilin ka dy fëmijë. 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password