close
Breaking NewsLajme

Renato Mekolli: Me Laura Nezhën çift për kupën e ‘DWM’, me Oriela Nebiajn bashkë për biznes

befunky-collage

Në një rrëfim për gazetën Panorama, fituesi i edicionit të tretë të ‘Dance with me’, Renato Mekolli, ka treguar emocionet e forta që përjetoi kur fitoi kupën e këtij spektakli. “Nuk e prisja aspak. Në momentin që dëgjova emrin tim dhe të Laurës përjetova një si rrymë elektike, që na zuri dhe u tundëm mirë”-shprehet ai, duke treguar se çdo sukses të tij në jetë e ka arritur me shumë punë e përkushtim e gjithashtu duke qenë ndryshe nga të tjerët. Por a do të vazhdojë të ruajë marrëdhëniet e mira Renato me Laurën? Ai pa më të voglin dyshim shprehet se këtë marrëdhënie kaq të fortë që ndërtuan, do e ruajnë dhe jashtë spektaklit. Gjithashtu Renato është parë shpesh dhe në shoqërinë e Oriela Nebiajt, ish-zëdhënësja e PD, me të cilën e lidh një miqësi e fortë e pritet që së bashku të hapin një ndër restorantet më të mira në Tiranë. Ajo çfarë ka bërë tjetër përshtypje në spektaklin ‘DWM’ ishte marrëdhënia e tensionuar e Renato Mekollit me Vera Grabockën. I pyetur nga gazetari për këtë çështje Renato pohon se është e vërtetë që marrëdhënie e tyre ishte e ftohtë për një kohë të gjatë sepse shpesh debatonin për gjëra që kishin të bënin me punën e tyre. Më tej ai shton se përsëri ka një vlerësim të madh për Grabockën. “Kam respekt të madh, e vlerësoj maksimalisht atë që ajo ka dhënë në televizion. Ajo është një yll dhe shumë profesioniste. Kemi patur konflikte sepse jemi dy karaktere të forta dhe ja kemi thënë njëri-tjetrit çdo gjë hapur, por ne e duam shumë njëri-tjetrin”-mbyll intervistën një nga shefat më të famshëm të kuzhinës.

Tags : LAURA NEZHAoriela nebiajRenato Mekolli
loading...