lefuture

Redon Makashi: Nuk i kam më fiksim biondet, tani zgjedh njeriun

15215699_10211203756440435_1949333281_o

I ftuar në studion e “Top Show”, Redon Makashi është pyetur për “fiksimin” e tij për biondet. Idhulli i shumë adoleshenteve të një dekade më parë, vazhdon të jetë tejet i pëlqyer edhe sot. Ai vazhdon të mbetet beqar i përjeshtshëm, por siç iu përgjigj pyetjes së Dudushit, nuk “vdes” më për biondet si dikur. Me humor Makashi tha se tani zgjedh njeriun. “Ishte periudha që ishin më të veçanta se jemi komb brun dhe ato binin më shumë në sy. Kurse tani ‘zgjodha njeriun’”, ka thënë ai. Redoni ishte i ftuar në “Top Show” bashkë me Bledar Sejkon (qe kesaj here kishte dhe rolin e te ftuarit), Kozeta Kurtin, Gjergj Jorgaqin etj, për të folur rreth një koncerti për yjet e muzikës “pop&rock” të viteve ’90 që do të mbahet nesër.

15225353_10211203755400409_698745839_o

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password