Alessia Vessichio, autorja e ‘Big Brother’, ka vazhduar me deklaratat e saj publike. Pasi thumboi gazetarin e njohur, Olti Currin dhe ish-banorin e ‘Big Brother’, Damianon, këtë herë ka diçka për portalet. Sipas saj të gjithë kanë keqkuptuar statusin e saj, i cili me sa duket ka qenë thjesht falenderues. Në fakt nuk dukej ashtu, por Alessia mendon se faji mbetet i atyre që nuk dinë italisht. Ja çfarë shkruan ajo:
“Po ju jeni të çmendur? Unë thjesht bëra një post ku falënderoja të gjithë përfshirë këtu dhe ata që reaguan kundër të cilët kontribuan për të rritur shikueshmërinë. Ju u tërbuat duke thënë gjëra të çmendura si: “Italiane ik sërish”, duke mallkuar. Atëherë pranojeni që keni probleme për të kuptuar italishten. Unë falenderoj, e them në të gjitha mënyrat që ishte një ekperiencë e bukur, që e dua këtë vend dhe që po iki në shtëpi e lumtur dhe portalet çmenden. Mundohuni të flisni për gjërat serioze dhe mos flisni për mua, se keni dhe zgjedhjet. Nëse dikush që nuk e kam përmendur kurrë ndihet i fyer, ndoshta ka probleme me nervat pasi unë nuk kam përmendur emra përveç atyre që i kam falënderuar. Qetësohuni pak miq sepse zemërimi dhe gënjeshtrat të kthehen mbrapsht dhe të bëjnë të shëndoshesh”.