lefuture

RASTET/ Nga Moisiu te Visar Zhiti, VIP-at shqiptarë që humbën djemtë e vetëm

15151344_10211313209485337_1388450480_n

Këto ditë i gjithë opinioni publik është tronditur nga aksidenti me pasojë vdekjen i ndodhur të martën në Tiranë, ku humbën jetën dy të rinj, njëri prej tyre këngëtari Ergi Dini. Viktima tjetër quhej Kejd Halili, djali i vetëm i pedagoges dhe gazetare Erenestina Halili. Kjo tragjedi ka sjellë në kujtesë edhe të tjera humbje të ngjashme. “Balkanëeb” ka bërë një përmbledhjen të tri aksidenteve të rënda me pasojë vdekjen që kanë tronditur Shqipërinë, duke rikujtuar sot këto ngjarje që u përjetuan me dhimbje jo vetëm nga familjet e VIP-ave shqiptarë ku ndodhën tragjeditë.

KEJDI HALILI

Ndarja nga jeta e Ergi Dinit dhe Kejdi Halilit, si pasojë e një aksidenti tragjik me motor, bëri bujë në Shqipëri jo vetëm për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë por edhe për shkak se dy të rinjtë nuk ishin të panjohur për publikun. 22-vjeçari Ergi Dini ishte një nga këngëtarët më premtues në vend ndërsa miku i tij, 21-vjeçari Kejdi Halili ishte bërë personazh për faktin se ishte djali i vetëm i gazetares së njohur, Erenestina Halili, e cila hapur e kishte shprehur dobësinë për të. Raportin e ngushtë me të birin, Erenestina e ka treguar edhe në media ku e konsideronte Kejdin si fëmijën më të mirë në botë.

erenestina-400x266

Në një intervistë për “Psikologji” Erenestina Halili ka folur për marrëdhënien me të birin, në atë kohë 15-vjeçar, fazën e adoleshencës së tij dhe si i qëndronte afër për të tejkaluar këtë fazë të “dritës së syrit”, siç edhe e quante. Për këtë arsye dhe ndarja e tij e parakohëshme nga jeta shkaktoi një tronditje të madhe në opinionin publik.

zhiti-400x219

ATJON ZHITI

Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekje shkaktoi një tronditje të madhe në opinion dy vite më parë. Në 2014-ën, 19-vjeçari Atjon Zhiti, djali i vetëm i poetit të njohur dhe ish-ministrit, Visar Zhiti humbi jetën në një aksident tragjik në Tiranë pak ditë pasi ai ishte kthyer nga Milano e Italisë. Djaloshi 19-vjeçar ishte student në degën e Filozofisë që prej vitit 2013 në universitetin “Sacro Cuore” në Milano. Ai ishte djali i vetëm i Visar Zhitit, një ndër shkrimtarët e njohur që u persekutua dhe u burgos nga diktatura komuniste. Atjon Ziti sapo ishte kthyer nga Italia për pushimet e fundvitit dhe pasi kishte kaluar të premten në një ditëlindje, të shtunën në mëngjes me një shokun e tij, po lëviznin me një motor, kur tragjikisht u përfshinë në aksident pranë QTU në kilometrin e shtatë të rrugës TiranëDurrës. Atjon Zhiti nuk kishte vënë skafandër në kokë dhe për pasojë mori dëmtime të rënda, të cilat i morën jetën. Kjo tragjedi u përjetua nga i gjithë opinioni që iu gjet në krah me solidarizim dhimbjes që përjetoi familja Zhiti.

moisiu-admiri-400x258

ADMIR MOISIU

Në vitin 2004, ndodhi një tjetër aksident i rëndë në Tepelenë me pasojë ndarjen nga jeta të Admir Moisiut, djalit të vetëm të Presidentit të aso kohe, Alfred Moisiu. Trupi i 32-vjeçarit, u gjet nga polumbarët në vendin e quajtur “Shkëmbi i korbave”, rreth 300 metra poshtë vendit të aksidentit, në krahun tjetër të lumit Drino. Automjeti me tre persona që udhëtonin në të, doli nga rruga nacionale duke rënë në ujrat e lumit Drino nga një lartësi prej rreth 60 metra. Si pasojë humbën jetën dy persona, njëri prej të cilëve Admir Moisiu, djali i Presidentit të Republikës, me detyrë drejtor i Kontrollit Financiar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password