Ramush Haradinaj në burg, reagon gruaja: Më duhet sërish të jem nënë heroinë, për të disatën herë


Pas një urdhërarresti lëshuar nga Serbia, kreu I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj u prangos ditën e djeshme në Francë. Ai ndodhet aktualisht pas hekurave ndërsa bashkëshortja e tij Anita ka dhënë reagimin e saj të parë. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, zonja Haradinaj tregon se fëmijët po e pyesin për të atin e se ajo, për të disatën herë duhet të bëhet një nënë heroinë.

Postimi i plotë i Anita Haradinajt:

“Nuk e di për të satën herë në jetë me është dashtë ta luaj rolin e nënës ‘heroinë’, edhe kur Gjini m’pyti ‘Anitë e cka boni Ramushi bre’, sepse për botën e tij te vogël, njeriu duhet patjetër të bëje dicka qe t’kete pune me policine, edhe kur Trimi m’pyti “eeee kur vjen tash Ramushi” edhe kur Hana tha ” E pse na po rrime ktu, ku eshte Ramushi?”

Per ju qe po lexoni dhe per mua qe po shkruaj, per te dhene nje ser pergjigjesh mund te jem nene heroine, nene e forte por ne syte e femijeve te mij isha veq se nje Nene Genjeshtare ne syte e se ciles shihej qarte mllefi, deshperimi e irritimi! Por, per te paren here ne gjithe kete histori procesesh nuk u ndjeva e irrituar as nga vendet mike qe ma njohen shtetin e m’ndihmuan kur pata nevoje as nga vendet armike qe bejne punen e tyre, me erdhi veqse neveri per ata qe perfaqesojne femijet e mij ne syte e botes!!!

Po, po, sot fshiheni nen petkun e pushtetit por neser, neser koha do t’flas dhe ju do jeni te harruar e te shkuar!!! Neser Ti “minister” Hoxhaj do te jesh genjeshtare i paskrupullt ne syte e femijeve tu, Ti Edita Tahiri do sorrollatesh spitaleve nga demet qe i ke bere zemres duke shtuar kilogram te tepert nga drekat e darkat ne Bruksel, le qe nuk shquheni per zgjuarsi efikasitet intelegjence por madje madje as fotogjenik nuk jeni as objektivi i aparatit e i kameres nuk ju do!!!

Jeni tejet irritues kur shfaqeni ne publik! Por le t’ia leme kohes ajo do flase me se bukuri e me se miri per Ju!!! E rendesishme eshte qe Femijet e mi kane shtet edhe ate shtet te barabarte me krejt shtetet e botes sepse optimizmin, deshiren dhe vullnetin per shtet nuk na e ka mbyt as Serbia pa le me zvarraniket…

Femijet e mi dhe femijet e Kosoves kane enderra, kane objektiva, kane rruge te trasuar nga ata qe ende paguajne per çmim dhe nuk pyesin!!! Femijet e mia jane gjenerate e NATO-s, e demokracise, e pluralizmit, e shitet apo nuk e shitet ju integritetin e dinjitetin “refuz” ne Bruksel per nje foto me t’bukur apo per nje CV me te pasur, femijet e mi dhe t’krejt Kosoves jane femije te zgjuar, te gatshem per Evropen e shekullit 21, Ju do te mbeteni veqse te harruar e te shkuar nga koha!!!

Per hir te kesaj te vertete Edite, hapi syte kur t’shkon ne Bruksel dhe dije pse po shkon, qele najhere kete bisede e pastroj keto lista, mos u frikso sepse Ne jemi fitues dhe ata jane humbesit, mbroje kete te ardhme te shtetit ton, nese don koha mos me qene mizore me Ty, e ti Hoxhaj, femije te Kosoves ke edhe vet, mos e bir punen me i rrejt femijet e tu se eshte e rende teper eshte ndjenje e keqe, se veq femijet t’kane idhull te tjerat vijn e shkojne!!! Se mo per president e per kryeminister e parlamentar spo foli hiq se prape po e perseris, Po ja le kohes!!!! Me falni se mund t’ju tingelloj pak patetike por prape po ja le kohes!!!”, ka shkruar ajo./ revistawho.com

l_1467796722-4579747

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password