close
Breaking NewsLajme

Rama publikon video për shëndetësinë, komentuesit e “kryqëzojnë”

edi-rama-kompjuter

Nuk janë të paktë kometuestit që kritikojnë mënyrën e qeverisjes Rama, por kur bëhet fjalë për sektorin e shëndetësisë, aty bien të gjithë dakord. Një video e vetme e publikuar në faqen e kryeministrit në Facebook ka mjaftuar që të zemërojë qindra njerëz që e ndjekin në rrjetin social.

“Rruga e Rilindjes së Shëndetësisë mbetet një sfidë tejet e vështirë, por krahasuar me 3 vjet më pare..”- shkruan Rama, duke nënkuptuar se ka shumë përmirësime.

Mesa duket këto përmirësime të tre viteve i ka parë vetëm Rama, pasi komentuesit i janë sulur me një lum kritikash duke i thënë se premtimet e tij për shëndetësinë ishin mashtrim për t’i vjedhur votën dhe se shëndetësia do ndryshojë kur vetë politikanët të kurohen aty, e jo jashtë shtetit.

ramafb-1-347x450ramapergjgijet-281x450

Rama duket të ketë pasur shumë kohë ditën e sotme, pasi i është përgjigjur një më një kritikave të komentuesve. Por më kot, nuk i ka bindur dot.
Më poshtë janë disa nga komentet:

Ky eshte nder te vetmit sektor ku ju si kryeminister nuk duhet dhe nuk mund te jeni krenar dhe te pretendoni se keni bere dicka,ilacet neper pavjone mungojne(aty edhe betadina dhe pambuku mungojne),vetem sherbim nuk mund te marresh.Gjithcka do e paguash,duke filluar qe nga polici te dera edhe deri te mjeku…..pervecese te duhet te blesh ilace ka dhe shume analiza qe duhet ti besh te privati se shteti nuk i ben(si psh dedimeri qe kushton 3800 lek te rinj)….Vetem ai qe e ka provuar te kete nje familjar ne spital e di shume mire se ne cfare derxheja eshte shendetesia ne kete vend.
Vazhdon njesoj deri kur sherbimi mjekesor te te trajtoi si njeri dhe jo si portofol ,deri kur klinika te jete ne kushte normale , deri kur ti kur shkon te kerkosh ndihme MOS te mendosh ne duart e kujt kam rene do gjej derman apo jo …….
Po ç’thoni kështu ?As TI vet nuk e beson këtë që shkruan…Vetëm rilindje nuk shihet kurrkund në asnjë vend.. Po i vdisni njerzit për së gjalli…
Sot ne periudhen e “Rilindjes”, shendetesia eshte pjesa ku calon me shume sistemi i qeverisjes. Eshte fusha ku njerezit kane humbur besimin dhe shpresen.
I genjeve njeher njerzit qe ja more voten po kesaj here si genjen dot me po me mir jep dorheqjen vet
Do te themi qe shendetsia ka ndryshuar momentin kur ju dhe politikanet tjere te vizitoheni aty ku shkon populli . Nuk mund te thuash ka ndryshuar per sa kohe ky popull vdes tek ushtaraku dhe gjithe politikanet per nje gervishtje te vogel shkojn ne private dhe jashte vendit.

 

Tags : Edi Ramakomentuesitshendetesi
loading...