close
Breaking NewsLajme

Rama ankohet te gjermanët për thinjat: Kryeministria m’i zbardhi flokët

rama-intervista-433×300

Kryeministri Rama, gjatë vizitës së tij në Hamburg, ka zhvilluar edhe një vizitë në redaksinë e gazetës gjermane “Abendblatt”. Më këtë rast, kjo gazetë i ka kushtuar edhe një artikull vizitës së kryeministrit shqiptar dhe ka biseduar me të rreth çështjeve delikate të BE­-së, krizës së refugjatëve, perspektivës së Shqipërisë dhe Brexit. “Kjo zyrë (Kryeministria) m’i zbardhi flokët”, mësohet të ketë thënë Rama. “Por detyra e Kryeministrit më ka mësuar ta kuptoj më mirë vendin tim. Shpresoj vetëm që të mos zhgënjej njerëzit. Të gabosh është pjesë e një funksioni të tillë; megjithatë varet nëse këto gabime bëhen qëllimisht apo gabimisht. Unë shpresoj që gabimet e mia t’i përkasin kategorisë së fundit“, ka thënë Rama, shkruan “Panorama”. Shqipëria ­thotë Rama, në thelb ka të njëjtin proces tranzicioni nga një ekonomi socialiste të planifikuar në një ekonomi tregu njësoj si Gjermania Lindore apo vende të tjera të ish­bllokut komunist. “Por me një ndryshim të madh: Shqipëria ishte një vend tërësisht i izoluar­si nga Perëndimi ashtu edhe nga Lindja”. Sipas Ramës, në këto kushte, në 25 vitet e fundit, “vendi ka pasur ndryshime të mëdha, sfida të mëdha dhe probleme të mëdha”. Duke folur për integrimin, kryeministri i Shqipërisë thotë se Shqipëria e identifikon veten me Bashkimin Evropian. “Për të qenë pjesë e Unionit është një ëndërr, të cilën ne si komb e ushqejmë prej një kohë shumë të gjatë. Asgjë nuk mund ta shkatërrojë këtë ëndërr. “Rruga drejt anëtarësimit në BE i përket elementëve të patjetërsueshëm të modernizimit në Shqipëri”, thekson ai. Për sa i përket kërkesa për azil të shqiptarëve në Gjermani, Rama propozon si zgjidhje investime në Ballkan. “Një zgjidhje do të ishte mundësia për t’i sjellë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në tregun evropian të punës. Dhe ky do të ishte një treg për më tepër se 500 milion njerëz, që lëvizin të lirë e pa pengesa të mëtejshme. Natyrshëm që kriza e refugjatëve e ka rënduar këtë efekt migrator. Është dicka e mirë që në Gjermani është marrë vendimi për të klasifikuar Shqipërinë si vend i sigurt i origjinës – kjo ka sjellë paksa normalitet”, thotë Kryeministri.

faksi

 

Tags : ankesaramathinjat
loading...