Duket se gjërat mes Taylor Swift dhe Calvin Harris po kthehen në normalitet, pas ndarjes së tyre të bujshme, madje Dj i ka dhënë like një prej videove të saj.
Swift e cila ka qenë pjesë e koleksionit TommyxGigi, duke mbështetur shoqen e saj të ngushtë Gigi Hadid, ndërkohë që modelet sfilonin, në sfond jepej kënga ‘This is What you Came For’. Këngë kjo që ka shkaktuar ndarjen mes tyre.
Pikërisht kësaj videoje të realizuar nga Taylor e me sfond këtë këngë, Harris i ka dhënë like.