• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pushimet e njeriut më të pasur, Samir Mane zgjedh vendin e njëjtë me qindra shqiptarë

Ditën e sotme i ftuari i radhës në emisionin veror, “Pushime On Top”, ishte njeriu më i pasur shqiptar, biznesmeni Samir Mane. Përgjatë intervistës Samiri rrëfeu për detajet e jetës private, karrierën dhe planet për të zgjeruar sipërmarrjet. Sigurisht një vëmendje e veçantë ju kushtua pushimeve të tij për këtë verë.

Për shkak të pasurisë që zotëron, sigurisht që ka shëtitur në mbarë botën, ama vendi i preferuar për të pushuar është i njëjtë me atë të qindra shqiptarëve.

“Unë kam udhëtuar në shumë vende, kam parë shume plazhe, por ju siguroj që vende si Palasa, Dhërmiu apo Jala nuk ka”, u shpreh Mane.

Njeriu më i pasur në vendin tonë zgjedh të pushojë gjithmonë së bashku me familjen e miqtë.  Samir Mane është baba i katër fëmijëve, Martini, Andi, Marko dhe vogëlushja Amber./revistawho.com

CLOSE
CLOSE