close
Breaking NewsLajme

Pushimet dimërore, ja destinacionet e VIP-ave

princi1

Shohim shpesh personazhe të famshëm shqiptarë të publikojnë foto nga plazhet ekzotike, apo qytete të ndryshme bregdetare edhe gjatë muajve të dimrit. Por këtë fillimvit, disa nga emrat e ‘showbiz’-it shqiptar kanë zgjedhur të bëjnë pushime malore në dimër. Mes borës, apo duke bërë ski janë disa nga fotot më të publikuara ditëve të fundit, por ajo që shihet qartë tek të gjithë është argëtimi. Nisur që nga Elia Zaharia dhe Princ Leka, për të vazhduar me Arbana Osmanin, Xhemi Shehun, Rudina Xhungën e Vesa Lumën, po ju zbulojmë destinacionet e tyre për pushimet dimërore.

Elia Zaharia dhe Princ Leka

Pas muajit të mjaltit në Palma De Majorka, Princ Leka dhe Elia Zaharia vazhdojnë pushimet, por këtë herë në dëborë. Çifti ka zgjedhur të bëj pushime malore këtë fillimvit, duke u relaksuar e duke bërë ski. Elia ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ndërsa në një prej tyre shkruan, “Pushime, dëborë dhe ski”. Aktorja e njohur shihet më e lumtur se kurrë në krahët e princit të saj.

princi

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani

Pasi “Portokalli” dhe “Dua të të bëj të lumtur” e mbyllën sezonin, dy moderatoret, Arbana dhe Xhemi janë nisur për pushime. Bashkë me djemtë e tyre, ato janë duke kaluar disa ditë pushimesh në dëborë. Ka qenë Arbana, ajo që ka postuar një foto nga ditët e lumtura, që mikeshat dhe familjet e tyre po kalojnë së bashku. Me to ndodhet edhe një mike, e cila duket se nuk është një figurë e njohur televizive. Prezantueset nuk e kanë zbuluar emrin e vendit ku janë, apo nëse partnerët e tyre i kanë shoqëruar. Gjithsesi, argëtimi nuk u ka munguar.

arbana-xhemi

Rudina Xhunga

“Borë në Pezë” ka shkruar gazetarja Rudina Xhunga, përkrah fotos intime familjare. Gazetarja e njohur duket se ka udhëtuar fare pranë Tiranës për të kaluar ditë të bukura me familjen e saj, bashkëshortin dhe vogëlushen Alana. Në foton që Rudina ka publikuar në “Instagram”, familja duket e lumtur dhe e relaksuar.

rudina-xhinga

Vesa Luma

Vesa Luma këto ditë është duke qëndruar në Kosovë, ku po kalon disa ditë pushimi bashkë me familjarët e saj. Këngëtarja ka shfrytëzuar motin e ftohtë për të shkuar drejt maleve të Brezovicës për të bërë ski. Ajo ka publikuar disa fotografi në “Instagram Story” ku shfaqet duke skijuar me snowboard, ndërsa në një nga fotot ka shkruar, “Brezovica është e jona edhe pikë”, duke kundërshtuar ashpër planin strategjik të Brezovicës, për t’u marrë nën menaxhimin e investitorëve të huaj. 

vesa

Gazeta Shqiptare

Tags : pushimetvipat
loading...