Flitet prej kohësh marrëdhënia mes dy këngëtareve të njohur, Nora dhe Tuna. Kohë më parë ato kanë qenë mikesha shumë të mira, por diçka ndodhi dhe artistet nuk folën më me njëra-tjetrën. Kur Tuna krijoi familjen e saj me Patrisin, vëllain e Robertit, të gjithë u bënë kuriozë se si do të ishte marrëdhënia e saj me Norën. Deri sot ato nuk kishin dhënë asnjë shenjë pajtimi. Por duket se Tuna me familjen e saj dhe Nora me të sajën kanë filluar pushimet së bashku, ashtu siç duhet. Vajzat kanë postuar foto nga i njëjti resort në Turqi, por asnjë foto bashkë. Vetëm Patrisi dhe Roberti kanë publikuar foto, ku shfaqen të dy, bashkë me Renee dhe Tian e duke na bërë të qartë se dy familjen po kalojnë shumë bukur me njëra-tjetrën.