Nëse jeni nga ato femra që në momentin e divorcit filloni me mallkimet ndaj ish-it apo dhe më rëndë, Gwyneth Paltrow duket se ruan një marëdhënie tepër të balancuar me të. Pavarësisht ndarjes aktorja e njohur dhe ylli i Coldplay Chris Martin kanë relata të mira me njëri-tjetrin pasi fundja fundit kanë dy fëmijë në mes. Cifti i dha fund martesës së tij në vitin 2014 pas 11 vitesh bashkë por familja mbetet parësore për ta. Ata kanë rezervuar disa ditë pushimi në Kanë, ku po kalojnë momente të bukura përkrah fëmijëve të tyre. Ata nuk janë më të martuar, por kjo nuk i privon që fëmijët e tyre të ndjejnë ngrohtësinë familjare.