Luana Vjollca ka pasur një periudhë shumë të ngarkuar pune, mbushur me koncerte si dhe përgatitjet për dy këngët e reja që nxorri në treg, ndërkohë që ka filluar punën për sezonin e ri televiziv që fillon shumë shpejt. Lodhjen nga i gjithë ky angazhim Luana e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj disa ditë më parë, pasi postoi në rrjetet sociale një foto të orëve të para të mëngjesit me mbishkrimin: “Më duket se jam bërë e varur nga puna”.
Pas kaq shumë orësh punë, Luana duket se ka vendosur t’i bëjë një dhuratë vetes dhe të shkëputet për të pushuar disi. “Kisha me të vërtetë nevojë”-shkruan Luana bashkangjitur fotos ku shihet një pamje mjaft relaksuese, por pa zbuluar asnjë detaj lidhur me destinacionin ku ndodhet apo personat që e shoqërojnë.\revistawho.com