Revista Who
TEST
Breaking News, Lajme

Publikohet videoklipi i ri i Dua Lipës, zbulohen detajet e realizimit…

Ditën e sotme është publikuar videoklipi i ri i Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare që është bërë shumë e dashur me hitin e saj të fundit “New Rules”. Kënga e re quhet “IDGAF”, e përveçse ka një tekst kuptimplotë si shumë nga këngët e bukuroshes Dua, ka edhe një videoklip shumë të bukur. Jo më kot arriti 1 milion klikime pas vetëm 6 orësh nga publikimi, por jo vetëm. Kënga është edhe numër 1 si trend i ‘You Tube’.

Në një postim në ‘Instagram’, Dua ka treguar për ndjekësit e saj se ky vidoklip ka qenë më i vështiri për t’u realizuar. Ajo tregon se xhirimet kanë zgjatur 22 orë dhe durimi dhe puna e stafit ka qenë e mrekullueshme.

“Puna e madhe është shpërblyer dhe ndihem shumë e lumtur nga dashuria që më keni dhuruar”, – shprehet ajo. Epo Dua nuk ka ndërmend të ndalet, suksesi i saj po arrin majat, prandaj përgatituni për të tjera surpriza… / revistawho.com