Teuta Krasniqi është bërë për herë të dytë nënë. “Telegrafi” mbrëmë ka raportuar se aktorja ka sjellë në jetë një vajzë.
Përmes rrjetit social “Facebook”, Adonisi ka publikuar fotografitë e para me vajzën e sapolindur, të cilën e kanë pagëzuar me emrin “Kaja”. “Nuk ka fjalë për ta përshkruar se sa magjike është kjo ndjenjë. Krenare me ty e dashura, Teuta Krasniqi. E dua familjen time”, ka shkruar ndër të tjerash në Facebook, Adonisi.
Kujtojmë se Teuta prej martesës së parë me këngëtarin Blero ka edhe një vajzë të pagëzuar me emrin Tara.