Pse princi George vesh vetëm pantallona të shkurtra? Shpjegimi i ekspertit (FOTO)

george-te-shkurtra

Princi George i Anglisë, është padiskutim trashëgimtari më i komentuar i kohëve të fundit. Pamjet e tij bëjnë bujë në media, sa herë që ai shfaqet me prindërit dukeshën Kate Middleton dhe princin Williams. Vogëlushi në të gjitha daljet publike shihet i veshur me pantallona të shkurtra dhe kështu ndodhi dhe javën e kaluar gjatë vizitës në Kanada, shkruan noa.al. Por cila është arsyeja që princi i vogël shihet gjithmonë me të shkurtra? Nuk bëhet fjalë për imponim nga prindërit, por për çështje fisnikërie, pasi pantallonat e shkurtra, e bëjnë të duket më “fisnik”. Siç shpjegon eksperti William Hanson për ‘Harper’s Bazaar’, “Pantallonat e gjata janë për djem më të mëdhenj dhe për më të rritur, ndërsa pantallonat e shkurtra janë një konfirmim i fisnikërisë në Angli. Ndonëse kohërat kanë ndryshuar, pantallonat e gjata cilësohen borgjeze, thuajse provinciale”. Me pak fjalë i vogli George mund të veshë pantallona të shkurtra deri në moshën 8-vjeçare, njëlloj si i ati William dhe xhaxhai Harry./noa.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password